Rritja e tarifave nga Trump/ Crowford: Ka defiçit shumë të madh, kemi treg të lirë por jemi duke humbur

7 Prill 2025, 13:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rritja e tarifave nga Trump/ Crowford: Ka defiçit shumë të

Ish-drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crowford në një intervistë në Ora News u shpreh se Trump ka thënë se ka një defiçit shumë të madh.

Crowford: Unë besoj se logjika e Trump fillon me defiçitet që kemi ne.

Ne kemi 36 trilionë dollar defiçit.

Do të thotë që kemi treg të lirë por jemi duke humbur.

Kush është duke humbur?

Është duke humbur punëtori amerikan.

Ne kemi zëvendësuar të gjithë fabrikat nga Kina.

Ata kanë tarifa atje dhe ne nuk kemi.

Tregu i lirë ka qenë benefit për ekonominë globale.

Por për individët, për ata që kanë votuar për Trump për ata që janë shtresë e mesme që kanë qenë duke punuar në fabrika ata kanë humbur në fakt.

Kanë humbur edhe standartin e jetesës edhe vendin e punës.

Kështu që Trump thotë se ka një deficit shumë të madh dhe se duhet të bëjmë diçka ndryshe.

Shqiptarët nuk janë investuar sepse nuk ka bursë./OraNews

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128