
Shqipëria nuk është në listë, raporti i OKB-së për turizmin: Serbia me performancën më të mirë në turizëm

Ajo për të cilën kryeministri Edi Rama nuk reshti së krenuari për gjatë vitit 2023 ishte numri i turistave të cilët hynë në Shqipëri.
Sipas Ramës Shqipërinë e vizituan deri në nëntor të 2023, 9.54 milionë vizitorë të huaj.
Gjithashtu në fjalimet e tij kreu u shtetit është shprehur se nisur nga ky numër vizitorësh të huaj, Shqipëria do të jetë kampione për turizëm në Ballkanin Perëndimor.
Por ndërkohë Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar të dhënat e mbledhura gjatë vitit 2023 për turizmin në botë.
Sipas listës së publikuar në faqen zyrtare të "UN Tourism", shihen 20 vendet me impaktim më të madh në turizëm si dhe me performancën më të mirë në lidhje me turistët.
Vendin e parë e mban Serbia me një performancë +79% në rritje, që është dhe vendi i vetëm nga Ballkani Perëndimor në listë. Ndërkohë që fqinjët tanë Italia dhe Greqia ndodhen gjithashtu në listë me një rritje performance prej +17% dhe +12%.
Ndërkohë edhe pse Rama krenohej me numrin e vizitorëve Shqipëria nuk figuron fare në listën e OKB-së.
‘Zbuloni tendencat më të fundit të turizmit! Sipas barometrit, Serbia shkëlqen si një nga destinacionet me performancën më të mirë për sa i përket arkëtimeve, duke mahnitur udhëtarët me kulturën dhe mikpritjen e saj të pasur.’ shkruan OKB krahas shifrave të publikuara.
-
-
Aksident te “Ura e Dajlanit”, plagoset rëndë një person
7 Shkurt, 10:27

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128