
VIDEO/ Shqiptari dhe rusi bëjnë kërdinë në një minimarket në Greqi/ Plagosin me armë dy djemtë e pronarit

Një rus i njohur për autoritetet greke, madje i cilësuar si “i rrezikshëm” si dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar janë në kërkim nga policia për të shtënat në një minimarket në qendër të Chania.
Në një video të publikuar nga media greke zarpanews.gr shihet shqiptari i cili ndodhet në motorin me të cilin të dy u arratisën pas sherrit të përgjakshëm.
Ndërkohë që pronari sirian i mini marketit pohon se nuk i di arsyet e sulmit. Gjatë përleshjes në mini-market kanë mbetur të plagosur dy djemtë e pronarit, 32 dhe 34 vjeç, ku njëri prej tyre vazhdon të jetë në spital, pasi u qëllua në gju.
Në videon nga momenti i përleshjes, dy persona duket se kanë rrahur rusin, i cili dukej i gjakosur dhe i plagosur në fytyrë. Rusi më në fund arrin të largojë dhe qëllon dy herë, me një revole që plagos në gju djalin 34-vjeçar të pronarit. “Lëre armën, dikush do të vritet”, dëgjohet duke thënë dikush.
Më pas, autori largohet në këmbë dhe arratiset me motor me shqiptarin, i njohur edhe ky për autoritetet greke.
-
U kap mat duke shitur kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Durrës
17 Qershor, 10:06 -
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128