
Shqiptari vjedh bizhuteritë e famshme Cartier me vlerë 150 mijë euro

Një hajdut 45-vjeçar ka arritur të vjedhë sende me vlerë të madhe nga marka Cartier.
Ky shtetas shqiptar është zbuluar nga gjurmët e gishtërinjve dhe ADN-ja e tij e gjetur gjatë një vjedhjeje të dyfishtë të kryer në Villepreux (Yvelines). Ai do të gjykohet më 14 maj 2024 nga gjykata e Versajës.
Veprat e kryera më 29 tetor 2021 janë zbardhur falë policisë teknike dhe shkencore. I dyshuari u gjet shpejt, pasi ai kishte vuajtur një dënim prej 18 muajsh në qendrën e paraburgimit Bois-d’Arcy për vepra të ngjashme.
Duke kaluar nëpër Marok dhe Spanjë, shqiptari më pas kishte gjetur në Francë terrenin për ambiciet e tij kriminale. Që nga ardhja e tij disa muaj më parë, rreth tridhjetë akte hajdutërie i janë atribuar atij, duke përdorur një metodologji shumë të thjeshtë: thyerjen e një dere ose një dritareje, hyrjen, rrëmbimin e gjithçkaje që mundet e më pas largimin.
-
Sëmuret Behar Bajri, i dënuari dërgohet në spitalin e burgut
3 Prill, 17:45 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128