Si u organizua krimi në ’97? Ish-Prokurori tregon 3 bandat që tronditën Vlorën: Pasojat i kemi edhe sot

10 Korrik 2024, 10:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Si u organizua krimi në ’97? Ish-Prokurori tregon 3 bandat që

Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në Top Story, në një temë kushtuar historisë së krimit shqiptar, nga të fortët te grupet kriminale, zbuloi se si u organizua krimi në vitet 1997, si nisi dhe kush ishin tre bandat që tronditën Vlorën.

Sipas tij, deri para pak vitit 97’, organet e drejtësisë nuk kishin infrastrukturë ligjorë, siç e quan Beçi, për t’u përballur me krimin.

“Në 90-91 ndryshoi regjimi, por nuk ishte bërë gati infrastruktura ligjore. Krimi kishte disa hapa para n krahasim me organet ligjzbatuese. Kishte veprime kontrabante, bahshkëpunimi sporadike që i cilësoje si një bashkëpunim i thjeshtë. Me miratimin e kodit të ri penal format e veçanta të bashkëpunimit u futën njësoj siç cilësohen në të gjithë botën”, tregon ish-prokurori.

Beci thotë se në vitet 96’ u shfaqen ngjarje kriminale që nuk ishin të njohura për ta, ndërsa tregon edhe një rast të kapjes së drogës.

“U shfaqën shumë fenomene, në 96’ ishte trafiku i qenieve njerëzore, zhdukje fëmijësh, rrëmbime me qëllim fitimi, që ishin të panjohura për policinë shqiptare. Në 96’ është bërë sekuestrimi i lëndës më të madhe heroinë, me 50 kile në portin Durrësit, me një fugon të ri, me targa të Laçit”, thotë ai.

Ish-prokurori tregon se bandat e Vlorës filluan të përçaheshin dhe të konflikoheshin në vitet 97’, pak pasi bashkëpunonin me njëri tjetrin për të ruajtur vendin,

“Kulmi është viti 97’, me pasoja edhe sot e kësaj dite. I kemi hetuar bandat e Vlorës dhe kemi kuptuar Metamorfozën e krimit. U organizuan komitete për të ruajtur rendin. Shteti kishte lënë territor që e shfrytëzuan një grupim njerëzish, që nuk kanë qenë rivalë me njëri tjetrin.

Deri në mars 97’ kishim tre grupe në zonën e Vlorës: grupi i Çentrales që ishte banda e Xhelitajve, grupi i Zani Çaushit në zonën e Çoles dhe grupi i Gaxhait, ose Gazmir Brakës që funksionin në paqe, me qëllim për të ruajtur rendin, që nuk po e ruante dot policia. Më pas filluan konflikte dhe u organizuan e krijojnë atë që quhen banda e armatosur, edhe në legjislacion, ku Vlora kishte më të fortat”, tha Beci.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128