Stuhi detare në Portin e Durrësit, ndryshohen oraret e lundrimeve

19 Janar 2023, 08:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Stuhi detare në Portin e Durrësit, ndryshohen oraret e lundrimeve

Durrësi është përfshirë nga moti i keq gjatë 24 orëve të fundit. Stuhia detare ka vazhduar dhe për rrjedhojë, është penguar sërish lundrimi i anijeve.

Tragetet që duhet të niseshin mbrëmjen e djeshme drejt Barit, nuk kanë realizuar dot nisjen. Do të tentohet që të nisen gjatë mëngjesit të sotëm. Ndërsa nga Bari janë nisur dy tragete dhe pritet të mbërrijnë në Portin e Durrësit. Vijon të mbetet i ndaluar lundrimi i anijeve të vogla dhe peshkarexhave.

 

Po ndodh...

ide