Ulet afati për pajisjen me kartë ID, tashmë mund të tërhiqet brenda 3 ditësh! Dyfishohet çmimi i kuponit

28 Mars 2025, 10:50 / AKTUALITET ALFA PRESS
Ulet afati për pajisjen me kartë ID, tashmë mund të

Ministria e Brendshme dhe kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, IdentiTek, njofton se koha e pajisjes me kartën e ID është shkurtuar nga 14 ditë në 3 ditë.

Në njoftim thuhet se shërbim do të ofrohet kundrejt një pagese prej 3 000 lekësh (30 mijë të vjetra) dhe çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh, pra çmimi është dyfishuar.

Kujtojmë se më parë çmimi për prodhimin e kartës së identitetit për 14 ditë ishte 1.500 lekë (15 mijë lekë të vjetra).

IdentiTek njofton se procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në Shqipëri, si edhe për të gjithë ata që kanë nevojë të marrin shpejt kartën e tyre të identitetit, qoftë për arsye personale, profesionale apo administrative.

Koha e pajisjes me ID Kartë zbret nga 14 ditë në vetëm 3 ditë

Risia është lançuar nga IdentiTek SHA, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, duke sjellë një shërbim të ri për qytetarët shqiptarë, përkatësisht e identitetit të shpejtë.

Falë këtij shërbimi, përmes një pagese prej 3 mijë lekësh, çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh.

Shërbimi është krijuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e aplikimit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë urgjente për dokumentin e tyre të identifikimit. Procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në Shqipëri, si edhe për të gjithë ata që kanë nevojë të marrin shpejt kartën e tyre të identitetit, qoftë për arsye personale, profesionale apo administrative.

Në vijim të angazhimit për inovacion dhe lehtësimin e aksesit në shërbime, IdentiTek, në varësi të Ministrisë së Brendshme, synon të jetë sa më pranë qytetarëve, duke ofruar produkte e shërbime, të cilat përmirësojnë jetën e tyre.

Aplikimi kryhet në çdo zyrë IdentiTek në të gjithë Shqipërinë. Procedura është e thjeshtë:

Blini kuponin (me procedurë të përshpejtuar);

Merrni me vete dokumentin e vjetër ose vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes nga e-Albania;

Bëni aplikimin në një nga zyrat e IdentiTek;

Tërhiqni kartën e re po aty ku keni bërë aplikimin.

Ky shërbim është i aksesueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke përfshirë:

Po ndodh...