Bashkëshorti i Olta Xhaçkës paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

8 October 2026, 11:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Bashkëshorti i Olta Xhaçkës paraqitet në SPAK,

Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, ish-deputet i PS-së dhe njëkohësisht biznesmen, Artan Gaçi është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme.

Gaçi i ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij.

Nuk dihet ende se për cilën arsye ai është paraqitur sot në SPAK, ndërsa kujtojmë se ai është thirrur edhe herë tjetër në Prokurorinë e Posaçme, pas kallëzimit të kryer nga Fredi Beleri ndaj kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë Jorgo Goro, për tjetërsim toke në Himarë.

Po ndodh...