Molotovë dhe gaz lotsjellës te Kuvendi, mbërrin ambulanca

8 October 2026, 11:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Molotovë dhe gaz lotsjellës te Kuvendi, mbërrin ambulanca

Protesta jashtë Kuvendit është tensionuar këtë të enjte, ndërsa protestuesit janë përplasur me forcat e policisë që kanë rrethuar godinën e Parlamentit.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor për t’iu afruar më shumë Kuvendit, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur.

Në terren janë hedhur edhe mjete piroteknike, ndërsa situata është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe efektivëve. Policia kishte marrë që më herët masa të shtuara sigurie, duke vendosur gardhe metalike, forca të shumta dhe autobotë pranë Parlamentit.

Ndërkohë, sipas raportimeve në media, në zonën e protestës ka mbërritur edhe ambulanca, pasi disa prej protestuesve kanë mbetur të plagosur dhe janë transortuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Protesta zhvillohet ndërsa brenda Kuvendit po zhvillohet seanca plenare, ku në rend dite është reforma administrativo-territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46. Opozita kundërshton reformën dhe ka paralajmëruar protestë brenda dhe jashtë Kuvendit.

Po ndodh...