Refuzohet kërkesa e Igli Tares, Apeli lë në fuqi sekuestrimin e vilës së dytë që dyshohet se lidhet me Belinda Ballukun

8 October 2026, 10:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Refuzohet kërkesa e Igli Tares, Apeli lë në fuqi sekuestrimin e

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e vilës së dytë, e cila dyshohet se është pasuri e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Vendimi i Apelit është marrë pas ankimit të Igli Tares, i cili ka kundërshtuar sekuestrimin e pasurisë, të vendosur më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha, çështja u shqyrtua në Gjykatën e Posaçme të Apelit pas ankimit të Tares ndaj vendimit të shkallës së parë.

Me vendimin e Apelit, sekuestrimi i vilës mbetet në fuqi, ndërsa pasuria vijon të jetë nën masën e vendosur nga gjykata, në kuadër të hetimeve të SPAK.

Po ndodh...