“Nuk janë ata rebelët!”/ Koçeku mbron Braçen e Sinajn dhe sulmon PS-në: I keni kthyer shpinën qytetarëve

8 October 2026, 11:24 / POLITIKË ALFA PRESS
“Nuk janë ata rebelët!”/ Koçeku mbron Braçen

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar lidhur me reformën territoriale, duke përshëndetur qëndrimin e shprehur disa ditë më parë nga deputetët socialistë Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe, të cilët gjatë mbledhjes së grupit parlamentar dolën kundër kësaj reforme.

Përmes një reagimi, Koçeku u shpreh se deputetët e PS-së që kanë dalë kundër reformës territoriale nuk duhen konsideruar si “rebelë”, ndërsa kritikoi Partinë Socialiste për mënyrën se si, sipas saj, ka trajtuar komunitetet periferike.

“Deputetët e PS-së që kanë dalë kundër reformës territoriale duhet ta dinë se nuk janë ata rebelët. Partia e tyne asht rebele, që i ka kthy shpinën qytetarëve. Nëse edhe sot të njëjtët deputetë e kundështojnë projektligjin e territoriales, e kanë kry me dinjitet detyrën e vet. Komunitetet periferike janë komunitete në nevojë. Mos i braktisni ato, siç i ka braktisë partia juej!!”, shkruan Koçeku.

Po ndodh...