“Territorialja’/ Apeli i dy kryebashkiakëve për deputetët: Mos e votoni këtë reformë shpopulluese!

8 October 2026, 12:04 / POLITIKË ALFA PRESS

“Territorialja’/ Apeli i dy kryebashkiakëve për

Protesta kundër Reformës Administrativo-Territoriale vijon para Parlamentit, ndërsa kryebashkiakët e Memaliajt, Albert Malaj dhe Fushë-Arrëzit, Hil Curri u kanë bërë thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin që parashikon ndryshime në ndarjen territoriale.

Kryetari i Bashkisë Memaliaj e cilësoi reformën si një nismë që do të sjellë shpopullim të mëtejshëm të zonave që preken nga ndryshimet.

“Kjo reformë nxit vetëm shpopullim. Qytetarët e këtyre 15 bashkive protestojnë në qytetet e tyre. Ju bëj thirrje sot të gjithë deputetëve të Parlamentit të mos e votojnë këtë reformë shpopulluese, këtë reformë që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Kartën e BE-së”, deklaroi ai.

Sipas tij, ndryshimet territoriale nuk do të sjellin zhvillim për komunitetet lokale.

“Kjo nuk sjell zhvillim, por vetëm shpopullim. Harta e PD-së ripopullon këtë vend. Ju bëj thirrje të mos e votojmë këtë reformë”, u shpreh kryebashkiaku i Memaliajt.

Edhe kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz iu drejtua deputetëve me një paralajmërim lidhur me votën e tyre në Kuvend.

“Nuk do të jetë e lehtë për ata deputetë që do të votojnë për shpopullimin dhe shkrirjen e 15 bashkive”, deklaroi ai.

 

Po ndodh...