Bashkia e Shkodrës në flakë, godina sulmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

16 October 2026, 22:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina sulmohet me molotovë nga

Godina e Bashkisë Shkodër është sulmuar pasditen e sotme me gurë dhe bombë molotov nga një grup të rinjsh të maskuar.

Fillimisht, të rinjtë kanë goditur me gurë godinën e institucionit, ndërsa më pas kanë hedhur një bombë molotov, e cila ka shpërthyer pranë derës së hyrjes.

Pamjet e sulmit janë publikuar në rrjetet sociale nga Fatjon Mani, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dega Shkodër.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar mbi identifikimin e personave të përfshirë në sulm.

Top Channel

Po ndodh...