Bashkia Rrogozhinë në revoltë kundër reformës territoriale, punonjësit bojkotojnë punën: Mos na zhdukni
Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë kanë bojkotuar këtë të hënë punën në shenjë proteste ndaj draft-propozimit të Partisë Socialiste për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Kavajës.
Në orën 09:00, administrata e bashkisë ka lënë zyrat dhe ka dalë në protestë, duke kundërshtuar propozimin që, sipas tyre, rrezikon të humbasë identitetin e Rrogozhinës.
Punonjësit shprehen se ndihen të tradhtuar nga drejtuesit e Partisë Socialiste dhe kërkojnë që Rrogozhina të vijojë të jetë bashki më vete. Sipas tyre, kjo bashki plotëson kriteret për të qëndruar e pavarur, si nga burimet njerëzore ashtu edhe nga ato financiare.
“Bashkisë Rrogozhinë po i bëhet një padrejtësi shumë e madhe. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret për të qëndruar si bashki, si për burimet njerëzore ashtu edhe financiare. Sot kemi një bashki me 43 mijë banorë që janë kundër kësaj reforme. Rrogozhina nuk është krijim i reformës së vitit 2015, por ka 35 vite si bashki dhe ne jemi kundër bashkimit me Kavajën”, tha një prej punonjësve.
Ai shtoi se të dhënat mbi Rrogozhinën nuk janë pasqyruar saktë nga drejtuesit e reformës territoriale, duke theksuar se sipas censusit, bashkia është vlerësuar pozitivisht për performancën e saj.
Një tjetër punonjës i bëri apel kryeministrit Edi Rama, presidentit Bajram Begaj dhe drejtuesve të procesit të reformës që të rishikojnë vendimin.
“Pavarësisht problemeve që mund të ketë Bashkia Rrogozhinë, kjo protestë bëhet për shërbimet ndaj qytetarëve që i kryen vetë bashkia. Bashkia e Kavajës nuk mund ta zgjidhë situatën e Rrogozhinës. Kërkojmë që të shihet me vëmendje kjo bashki si një aset dhe të mos i prishet qytetaria Rrogozhinës”, u shpreh ai.
Punonjësit theksuan gjithashtu potencialin turistik të zonës, duke përmendur plazhin e Spillesë dhe Kalanë e Vilë-Bashtovës si arsye për të kërkuar më shumë investime dhe jo shkrirjen e bashkisë.
“Kemi nevojë për investime nga qeveria dhe jo për bashkim me Kavajën. Kush na garanton se qytetarët do të marrin të njëjtat shërbime? Ne nuk jemi dakord të shkrihemi si bashki”, deklaroi një tjetër protestues.
Kundërshtimet ndaj riorganizimit territorial janë shtrirë edhe në zona të tjera të vendit, ku disa bashki kanë ngritur shqetësime për humbjen e autonomisë dhe identitetit lokal.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
Protesta si burimi i ri i legjitimitetit politik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128