As 50 mijë euro nuk mjaftuan/ Haga i thotë “jo” lirimit me kusht, Hashim Thaçi mbetet në qeli

3 August 2026, 13:44 / KOSOVA ALFA PRESS
As 50 mijë euro nuk mjaftuan/ Haga i thotë “jo” lirimit me

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të vijojë të qëndrojë në paraburgimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, pasi gjyqtari i çështjes ka vendosur zgjatjen e masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, kërkesa për lirimin me kusht, e shoqëruar edhe me një garanci financiare prej 50 mijë eurosh, nuk është marrë parasysh nga gjyqtari Charles L. Gosnell, i cili ka vendosur vazhdimin e paraburgimit.

Mësohet se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka arritur të provojë bindshëm mundësinë e arratisjes së Thaçit, por gjyqtari ka vlerësuar se kushtet për vazhdimin e masës së sigurisë mbeten ende në fuqi.

Sipas vendimit, Thaçi mund të qëndrojë në paraburgim të paktën deri në tetor të vitit 2026, ndërsa procesi gjyqësor tashmë ka përfunduar dhe pritet vendimi përfundimtar i trupit gjykues.

Qëndrimi i Thaçit në paraburgim në Hagë ka kaluar tashmë gati gjashtë vite, duke u kthyer në një nga proceset më të gjata dhe më të ndjeshme për Kosovën.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës u arrestua në nëntor të vitit 2020 dhe përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekje, burgim, torturë, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave. Thaçi i ka mohuar akuzat ndaj tij.

Hashim Thaçi ka mbajtur disa nga postet më të larta shtetërore në Kosovë, duke shërbyer si kryeministri i parë pas shpalljes së pavarësisë, ministër i Jashtëm dhe president i Republikës së Kosovës.

Po ndodh...

ide