Zjarri në magazinën e Shkozetit, tymi toksik vijon të përhapet/ Banorët thirrje: Kemi lëvizur fëmijët nga shtëpia, të merren masa

3 August 2026, 13:05 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarri në magazinën e Shkozetit, tymi toksik vijon të

Dy ditë më parë, banorët e zonës ku u dogj magazina në Shkozet të Durrësit i bënë thirrje Bashkisë të ndërhynte me mjete të rënda për të eliminuar vatrat e mbetura të zjarrit, të cilat vijonin të çlironin tym toksik. 

Këtë të hënë, një ekskavator ka nisur punën për largimin e mbetjeve të lëna pas nga zjarri, me synimin për të shmangur riaktivizimin e vatrave dhe çlirimin e mëtejshëm të tymit.

Edhe pse zjarri masiv që përfshiu të enjten e kaluar magazinën me materiale plastike, goma dhe lëndë piroteknike u shua, pas orësh të tëra lufte me flakët, vatrat e fshehura nën mbetjet e djegura janë riaktivizuar vazhdimisht gjatë ditëve të fundit, duke u kthyer në një shqetësim serioz për banorët e zonës.

“Unë i bëj thirrje bashkisë dhe institucioneve të Durrësit që të vijnë dhe të pastrohen këto mbeturinat. Zjarrfikësit kanë katër ditë, nuk hiqet flaka. Të pastrohet se na mbyti smogu, ajri i ndotur. Kemi lëvizur fëmijët nga shtëpia. Vatrat vazhdojnë të jenë aktive dhe nuk kanë faj zjarrfikësit sepse nuk fiken. Sot ishte zjarrfikësi, e fiku, tani ka gaz e tym prapë. Nuk durohet kjo lloj bloze. Një erë të fryjë, nuk rrihet”, u shpreh një prej banorëve.

 

Po ndodh...

ide