Tragjedia në minierën e Bulqizës, arrestohet drejtuesi teknik, dyshohet se shkeli rregullat e sigurisë pas vdekjes së 40-vjeçarit
Policia e Bulqizës ka arrestuar drejtuesin teknik të subjektit minerar “Eternal Security”, pas aksidentit tragjik në punë që i mori jetën një 40-vjeçari.
Në pranga është vënë shtetasi Përparim Koçi, 63 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, i cili ushtronte detyrën e drejtuesit teknik në subjektin minerar ku ndodhi ngjarja.
Sipas Policisë, arrestimi u krye pas veprimeve hetimore të zhvilluara në lidhje me aksidentin e ndodhur më 1 gusht 2026, ku humbi jetën shtetasi Ilir Kolaveri, 40 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 63-vjeçari nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, çka dyshohet se solli aksidentin fatal.
Bulqizë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan shtetasin P. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, me detyrë drejtues teknik në një subjekt minerar.
Arrestimi i tij u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.08.2026, dyshohet se në cilësinë e drejtuesit teknik të subjektit minerar nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, për pasojë është aksidentuar me vdekje shtetasi I. K., 40 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
Protesta si burimi i ri i legjitimitetit politik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128