“Beteja s’ka mbaruar”/ Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, djali i Hashim Thaçit: Vendimi na ka lënduar, por nuk na mposht
Endrit Thaçi ka reaguar sërish mbi vendimin e Hagës. Ai është shprehur se vendimi i Hagës i ka lënduar atë dhe familjen e tij, por nuk i ka mposhtur, pasi siç shprehet ai, beteja për drejtësi nuk ka mbaruar ende.
Po ashtu ai ka falënderuar të gjithë shqiptarët, pasi çdo mesazh, reagim dhe fjalë mbështetjeje në shesh, në rrjetet sociale dhe përtej tyre, ka qenë burim force për të dhe familjen e tij.
“Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët, pa asnjë përjashtim, nga të gjitha viset shqiptare dhe nga diaspora, që na kanë qëndruar pranë dhe nuk e kanë ndalur zërin e tyre as pas vendimit.
Çdo mesazh, reagim dhe fjalë mbështetjeje në shesh, në rrjetet sociale dhe përtej tyre, ka qenë burim force për mua dhe familjen time. Mirënjohja jonë është e thellë dhe e sinqertë.
Në këtë moment të vështirë, mbështetja juaj na ndihmon të vazhdojmë me qetësi, dinjitet dhe besim duke shfrytëzuar çdo mundësi ligjore që drejtësia të vihet në vend.
Vendimi mund të na ketë lënduar, por nuk na ka mposhtur. Beteja nuk ka mbaruar.
Do të vazhdojmë me kokën lart deri në fund, të palëkundur në kërkimin e drejtësisë dhe të bindur se jemi në anën e duhur të historisë”, shkruan Endrit Thaçi në reagimin e tij.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128