Flakët përfshijnë kodrat në afërsi të Apollonisë, tymi i dendur mbulon zonën

22 September 2026, 18:41 / AKTUALITET ALFA PRESS
Flakët përfshijnë kodrat në afërsi të

Momente shqetësimi janë regjistruar pasditen e sotme në rrethinat e Fierit, ku një vatër e re zjarri ka shpërthyer në zonën kodrinore në afërsi të Parkut Kombëtar Arkeologjik të Apollonisë.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga terreni, flakët kanë përfshirë me shpejtësi kodrat, duke u përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme territori.

Shtëllungat e tymit të dendur gri e të zi kanë mbuluar të gjithë zonën përreth, duke u bërë të dukshme edhe nga rruga kryesore e nga fshatrat fqinjë.

Përhapja e shpejtë e flakëve përbën kërcënim serioz për kulturat bujqësore të banorëve të zonës, si dhe për vetë parkun arkeologjik.

 

Sakaq, nga zona e prekur është kërkuar ndërhyrja nga ajri për neutralizimin e flakëve.

 

 

Po ndodh...

ide