Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Rama të japë dorëheqjen, po vidhni pa pikë turpi

22 September 2026, 19:23 / POLITIKË ALFA PRESS
Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Rama të japë

Pasi kanë qëndruar për pak kohë në Sheshin Skënderbej, protestuesit janë nisur drejt Kryeministrisë.

Me flamuj në duar, protestuesit shprehen se Shqipëria ka në krye një qeveri antikombëtare.

Protestuesit akuzojnë pushtetarët se kanë krijuar dy realitete, atë të tyrin, që jetojnë si në parajsë, por edhe realitetin e shqiptarëve të zakonshëm, që vuajnë nga gjendja e rënduar ekonomike.

Qytetarët kanë bërë thirrje të ndryshme si “O Erion o legen, prite Ramën se po vjen”, “Revolucion” etj.

 

Në pankarta kanë dhe shprehje të ndryshme si “Jep dorëheqjen”, “Ju vidhni në spitale, ju vidhni në pensione, ju vidhni pa pikë turpi, pilaf në jetimore”.

 

Po ndodh...

ide