Donald Trump pranon emërimin e partisë si kandidat për president

19 Korrik 2024, 20:45 / BOTA ALFA PRESS

Donald Trump pranon emërimin e partisë si kandidat për president
Kuvendi Kombëtar i Republikanëve u përmbyll të enjten mbrëma me një fjalim nga i emëruari zyrtar i partisë, ish Presidenti Donald Trump. Ai qëndroi në audiencë duke shikuar kuvendin gjatë tërë javës, por të enjten ai mbajti fjalimin e parë publik që kur ai ishte shënjestër e një përpjekje atentati të shtunën e kaluar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti na sjell pamjet dhe tingujt nga Miluoki, Uiskonsin.

Pritshmëritë mbi fjalimin e ish-presidentit Donald Trump ishin të mëdha, duke marrë parasysh atë që ndodhi pesë ditë më parë, atentatin kundër tij. Donald Trump e nisi fjalimin me një ton më të butë, zë më të ulët dhe reflektues, rreth dhimbjes që tha se ndjeu në tubimin e së shtunës.

“Ishte plumb, nuk mund të ishte gjë tjetër – vendosa dorën në vesh dhe pashë që e kisha të mbuluar me gjak”, tha ai.

 

Po ndodh...