Izraeli kërcënon Bejrutin pas raketave të gjuajtura nga Libani

28 Mars 2025, 11:30 / BOTA ALFA PRESS
Izraeli kërcënon Bejrutin pas raketave të gjuajtura nga Libani

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka kërcënuar Bejrutin më 28 mars pas sulmeve me raketa nga Libani, duke tronditur armëpushimin e brishtë që kishte ndaluar armiqësitë me grupin Hezbollah.

Ministri Israel Katz theksoi se “nëse nuk ka qetësi në qytetet e Kirjat Shmonas dhe Galileit, nuk do të ketë as në Bejrut,” duke iu referuar qyteteve veriore izraelite që u goditën nga raketat.

Sipas ushtrisë izraelite, mëngjesin e së premtes, dy raketa u lëshuan nga Libani drejt Izraelit. Njëra prej tyre u rrëzua nga sistemet izraelite të mbrojtjes, ndërsa tjetra ra në territorin libanez. Ky ishte sulmi i dytë i tillë që nga nënshkrimi i armëpushimit që i dha fund luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani, megjithëse Izraeli ka vazhduar sulmet sporadike në jug të Libanit.

Ministri Katz e theksoi se “Qeveria libaneze është përgjegjëse për çdo sulm ndaj Galileit.” Sulmet me raketa u zhvilluan pas një serie sulmesh ajrore izraelite që më 25 nëntor 2024, vrau gjashtë persona në jug të Libanit, duke goditur operativët e Hezbollahut.

Po ashtu, agjencitë libaneze raportuan se ushtria izraelite realizoi granatime në fshatin Kiam, afër kufirit izraelito-libanez, dhe bastisje në Hamames. Në tetor 2023, Hezbollah nisi sulme raketore ndaj Izraelit në mbështetje të Hamasit, pas sulmeve të këtij grupi ndaj jugut të Izraelit, duke shkaktuar përshkallëzim të luftës.

Armëpushimi i nëntorit 2024 solli një tërheqje të pjeshme izraelite nga Libani, megjithatë trupat izraelite ende qëndrojnë në pesë pozita strategjike në jug të Libanit, pozita për të cilat afati i tërheqjes ka kaluar.

Po ndodh...