Kompanitë eksportuese gjermane përballen me kohë të vështira

28 Mars 2025, 08:52 / BOTA ALFA PRESS

Kompanitë eksportuese gjermane përballen me kohë të

Sipas rezultateve të një sondazhi të Dhomës së Tregtisë dhe të Industrisë të Gjermanisë, DIHK, më shumë se gjysmës së kompanive gjermane që kryejnë aktivitet jashtë vendit u është dashur kohët e fundit të përballen me barriera tregtare shtesë.

Kërkesat për sigurinë dhe sanksionet janë vetëm dy nga shumë çështje që ua vështirësojnë edhe më tepër punën eksportuesve gjermanë.

Shqetësim sidomos lidhur me SHBA-në

Drejtori i Drejtorisë për Tregtinë e Jashtme në DIHK, Volker Treier, tërhoqi vëmendjen për zhvillimet në SHBA-në nën drejtimin e Presidentit Donald Trump: “Pengesat tregtare në rritje dhe sinjalet proteksioniste nga Uashingtoni po shkaktojnë shqetësim të madh për kompanitë tona”.

Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë mendon për shkak të tarifave doganore që vendosi SHBA-ja, se do të ketë rënie të eksporteve gjermave.

Presidenti Trump ka nxitur mosmarrëveshje tregtare si me BE-në, edhe me Kinën dhe fqinjë të SHBA-së, Kanadanë dhe Meksikën.

70 për qind e kompanive gjermane që morën pjesë në anketë thanë se prej politikës tregtare të SHBA prisnin efekte negative ndaj biznesit të tyre.

Vitin e kaluar SHBA ishte fener shprese për firmat gjermane. Tani situata është përkeqësuar sidomos për kompanitë gjermane që kanë biznese në SHBA.

Sondazhi u krye përpara se Trumpi të shpallte planet për të vendosur tarifa shtesë prej 25 përqind për importet e makinave.

Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë tani ka frikë se bizneset e eksportuesve gjermanë do të shkojnë edhe më keq dhe se do të ketë rënie të eksporteve. Rënia e eksporteve pritet madje që për vitin 2025, tha Drejtori i Drejtorisë për Tregtinë e Jashtme në DIHK, Volker Treier.

Po ndodh...