
Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu në paraburgim, arrestohet dhe avokati i tij

28 Mars 2025, 09:19 / BOTA
Autoritetet turke kanë arrestuar edhe avokatin e Ekrem Imamoglu, Mehmet Pehlivan në kuadër të hetimeve për rastin e korrupsionit për të cilin kryetari i bashkisë së Stambollit është lënë në paraburgim.
Pehlivan u arrestua me një urdhër të lëshuar nga departamenti kundër pastrimit të parave të Prokurorisë së Stambollit.
Sipas njoftimit, avokati i Imamoglu po hetohet për “pastrim pasurish që rrjedhin nga veprimtari kriminale”.
Pas arrestimit, Pehlivan u dërgua në spital për t’u ekzaminuar nga mjekët, një procedurë e nevojshme për transferimin e tij në zyrat e policisë në Stamboll.

Sondazhet dhe e vërteta!
Nga Alban Daci
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128