Lufta në Ukrainë dhe ngërçi i negociatave me Rusinë/ Papa Leoni XIV: Një paqe e drejtë duket ende e largët!
25 Janar 2026, 16:07 / BOTA

Papa Leoni XIV ka folur sërish për situatën e luftës në Ukrainë duke u ndalur dhe te ngërçi i negociatave.
Ai u shpreh se konfliktet, armiqësitë shkaktojnë vetëm pasojë, dhe dëmet më të mëdha i paguajnë civilët e pafajshëm.
“Vazhdimi i armiqësive, me pasoja gjithnjë e më të rënda për civilët, zgjeron ndarjen midis popujve dhe largon një paqe të drejtë dhe të qëndrueshëm. I ftoj të gjithë të intensifikojnë më tej përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund kësaj lufte. Edhe ditët e fundit, Ukraina është goditur nga sulme të vazhdueshme që po lënë qytetarët të ekspozuar ndaj të ftohtit. Po e ndjek me hidhërim atë që po ndodh dhe jam pranë tyre dhe lutem për ata që po vuajnë.”, shtoi më tej Papa Leoni XIV.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


