
“Rusia do të ndalë sulmet!”/ Zbardhet plani i SHBA për paqen në Ukrainë. Dokumenti do të paraqitet në Konferencën e Mynihut! Ja çfarë pritet të ndodhë në front

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump do të prezantojë planin e saj të paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe agresionit të Rusisë, gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut në Gjermani, javën e ardhshme.
Kështu raporton “Bloomberg” duke cituar burime të njohura me këtë çështje pranë administratës Trump.
Propozimi do të paraqitet nga i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, Keith Kellogg.
Sipas parashikimeve, plani duhet të përfshijë një ngrirje të konfliktit në linjat aktuale të frontit, një status të pacaktuar të territoreve të pushtuara aktualisht nga forcat ruse dhe garanci sigurie për Kievin që do të pengonte Moskën të sulmonte përsëri.
Kellogg, një gjeneral në pension i ushtrisë amerikane, konfirmoi sot në mediat sociale se do të marrë pjesë në konferencën e Mynihut.
Pleased to announce my participation @MunSecConf 2025. As @POTUS‘s Special Envoy for Russia & Ukraine, I look forward to speaking about @realdonaldtrump‘s goal to end the bloody and costly war in Ukraine. I’ll meet with America’s allies who are ready to work with us. #MSC2025 pic.twitter.com/GLUhgI46H7
— Gen. Keith Kellogg (@SPE_Kellogg) February 4, 2025
Së fundmi, ai tha se Shtetet e Bashkuara do të donin të ndihmonin në organizimin e zgjedhjeve në Ukrainë pas armëpushimit.
Trump, nga ana e tij, tregoi në fillim të kësaj jave se marrëveshja mund të përfshijë aksesin e SHBA në mineralet kritike në Ukrainë, duke përmendur tokat e saj të pasura dhe kërcënoi Rusinë me sanksione të rënda nëse Kremlini nuk angazhohej në negociata për t’i dhënë fund një konflikti të përgjakshëm që në 24 shkurt hyn në vitin e tretë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128