
Tragjedia në Koçan/ Pas futbollistit të Shkupit, humbin jetën edhe dy sportistë të tjerë

Futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov humbi jetën dje në tragjedinë e Koçanit. Përveç tij, kanë ndërruar jetë edhe portieri Damjan Taneski (18 vjeç) dhe basketbollisti Petar Ivanovski (20 vjeç).
Taneski ishte pjesë e përfaqësueses së të rinjve në futboll dhe e nisi karrierën te klubi Mal Ajax në Shtip. Ai luajti për ekipet e të rinjve të Vardarit nga Shkupi dhe më pas ishte anëtar i Bregallnicës së Shtipit dhe Kit-Go nga Pehçeva.
Nga ana tjetër, vdekjen e Ivanovskit e ka konfirmuar edhe klubi i tij, Dino Basket, i cili përmes një mesazhi emocionues ka shprehur pikëllimin për humbjen e lojtarit të tyre të talentuar.
“Me pikëllim të madh morëm lajmin se bashkëlojtari ynë Petar Ivanovski ishte ndër viktimat e tragjedisë. Petari ishte jashtëzakonisht i respektuar në mesin e miqve dhe bashkëlojtarëve dhe si MVP i turneut U-14, ai la gjurmë të thella në botën e basketbollit. Ishte një person i mrekullueshëm, një luftëtar me zemër të madhe”, ka shkruar Dino Basket.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128