
Vrasja e 2-vjeçarit në Francë: Arrestohet gjyshi, gjyshja dhe dy të afërm të tjerë


Hetimi i gjatë nga autoritetet franceze për vdekjen tragjike të një fëmije të vogël në Francë në vitin 2023 mori një kthesë të papritur, pasi u njoftua sot kur gjyshi, gjyshja dhe dy të afërm të tjerë u arrestuan si të dyshuar për vrasje.
Vdekja e Emile Soleil, i cili ishte vetëm dy vjeç e gjysmë kur u zhduk nga një fshat në Alpet Franceze në korrik 2023, mbeti një mister i pazgjidhur, edhe pasi kafka dhe dhëmbët e tij u zbuluan nga një alpinist rreth një kilometër e gjysmë larg fshatit, nëntë muaj pasi u shpall i zhdukur.
Prokurorët kishin thënë në atë kohë se shkaku i vdekjes së djalit, i cili kishte tronditur vendin, mund të ishte “një rënie ose vrasje”. Më vonë, policia gjeti kocka dhe pjesë të veshjes së fëmijës.
Emili jetonte në shtëpinë e gjyshërve të tij, në fshatin e vogël Le Haut-Vernet, kur u zhduk. Dy fqinjë dëshmuan se pak para se t’i humbisnin gjurmët, e kishin parë duke ecur i vetëm në një rrugë të fshatit që ndodhet në lartësinë 1200 metra në Alpet Franceze. Nëna dhe babai i tij mungonin atë ditë.
Disa media lokale kishin “vënë në mbikqyrje gjyshin e fëmijës”, i cili ishte marrë në pyetje nga autoritetet në vitet 1990 në lidhje me akuzat për dhunë dhe abuzim seksual në një shkollë private. Policia, megjithatë, e kishte bërë të qartë se përfshirja e tij e mundshme ishte vetëm një nga shumë skenarët që po shqyrtoheshin në kuadër të hetimeve për vdekjen e djalit.
Megjithatë, sot në mëngjes, gjyshi i Emileut të vogël, Philippe Ventovigny dhe gruaja e tij u arrestuan me akuzën e “vrasjes me dashje”, sipas një artikulli të Guardian, duke cituar një njoftim nga prokurori i Aix-en-Provence, Jean-Luc Blason.
Në kontakt me agjencinë AFP, avokatja e çiftit, Isabelle Colombani, deklaroi se nuk kishte ende asnjë koment, pasi “sapo ishte informuar” për zhvillimin. Identiteti i dy të afërmve të tjerë të djalit që u arrestuan nuk është bërë i ditur për momentin.
Siç raporton Guardian, spekulimet se një përparim ishte i pashmangshëm në këtë rast ishin rindezur në fillim të këtij muaji, kur hetuesit u kthyen në fshat. Arrestimet e sotme u bazuan në provat e mbledhura “gjatë disa muajve të fundit”, u tha prokurori gazetarëve, duke shtuar se Departamenti i Hetimit Kriminal po shqyrton “pika të ndryshme në zonë”.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128