Zelenskyy dënon atentatin ndaj kryeministrit të Sllovakisë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dënoi ashpër përpjekjen e tmerrshme për të vrarë kryeministrin Robert Fico në Sllovaki.
“Ne e dënojmë fuqishëm këtë akt dhune kundër kreut të qeverisë së shtetit tonë fqinj. Duhet bërë çdo përpjekje për të siguruar që dhuna të mos bëhet normë në asnjë vend, formë apo sferë”, shkroi Zelensky në rrjetin social X.
Ai shtoi se sinqerisht shpreson që Robert Fico të shërohet shpejt dhe shprehu solidaritetin e tij me popullin e Sllovakisë.
Kujtojmë që kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u qëllua me armë zjarri derisa po ecte në mesin e një turme të vogël, pas një takimi qeveritar pranë Bratislavës të mërkurën, njoftoi Qeveria sllovake. Ministria e Brendshme e Sllovakisë e ka cilësuar si “atentat” sulmin me armë zjarri ndaj kryeministrit.
Ministri i Brendshëm sllovak, Matus Sutaj Estok, tha për gazetarë se një hetim fillestar ka gjetur se pas sulmit ndaj Ficos “qëndron një motiv i qartë politik”.
Çfarë orfojnë partitë e reja?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128