Ç’po ndodh te PD? Dy autoambulanca hyjnë në oborrin e selisë, Këlliçi: Nuk kemi fshehur askënd! Bozdo: Turp!
Dy ambulanca janë futur në oborrin e PD-së.
Ka pasur protestues që janë ndjerë keq nga gazi lotsjellës i policies dhe po iu jepet ndihma e parë.
Në Rrugën e Elbasanit ka edhe prezencë tepër të lartë të efektivëve.
Nënkryetari i PD Belind Këlliçi tha se janë hedhur bombola gazi në selinë e PD-së nga policia, pa pasur asnjë incident.
“Në selinë e Partisë Demokratike janë hedhur bombola gazi nga ana e policisë. Nuk ka pasur asnjë incident dhe kjo ngjarje ka ndodhur në kushtet kur nuk ka pasur kurrfarë provokimi”, u shpreh Këlliçi.
Edhe Eno Bozdo theksoi se ngjarja është e turpshme. Sipas tij, selia e PD-së po sulmohet në mënyrë të dhunshme.
“Është e turpshme që sulmohet selia e PD-së. Nuk pranojmë kurrë dhunën e pajustifikuar. Dolëm tre deputetë, donim të flisnim me komandantin dhe nuk doli askush”, u shpreh Bozdo.
Po ndodh...
Edi Rama po thellon gropën e tij!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
