“Dorëheqja e Ramës, domosdoshmëri historike”, Ngjela u del në krah të rinjëve: Shqipëria është në rrezik kombëtar

18 October 2026, 20:14 / POLITIKË ALFA PRESS
“Dorëheqja e Ramës, domosdoshmëri historike”, Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, në një reagim lidhur me protestat e fuqishme të të rinjve dhe studentëve në vend.

Ngjela e konsideron largimin e Ramës nga detyra si një “domosdoshmëri historike”, duke e përshkruar situatën aktuale si shumë të rëndë për Shqipërinë. Sipas tij, protesta e rinisë studentore është një sinjal që nuk mund të shpërfillet.

Në reagimin e tij, avokati ngre pyetjen: “Shqipëria apo Rama?”, duke e lidhur dorëheqjen e kryeministrit me atë që ai e cilëson si rrezik për vendin.

“Dorëheqja e Edi Ramës apo shkatërrimi i Shqipërisë?”, shkruan Ngjela, i cili pretendon se vendi ndodhet në rrezik kombëtar dhe se largimi i kreut të qeverisë është e vetmja mënyrë për të shmangur përkeqësimin e situatës.

Në fund të reagimit, Ngjela paralajmëron se nëse Rama nuk jep dorëheqjen brenda ditës së sotme, përgjegjësia e tij, sipas avokatit, mund të ngrihet edhe në planin penal, përmes një çështjeje që ai përmend në SPAK.

Deklarata e Ngjelës vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa protestat e të rinjve vijojnë dhe kërkesat për ndryshime politike janë në qendër të debatit publik.

Po ndodh...