Çështja Manchester City/ Klubet e Premier League duan të detyrojnë pronarët e Citizens ta shesin klubet

Procesi ndaj Manchester Cityt po vijon dhe zhvillimet e fundit nuk janë aspak inkurajuese për kampionët anglezë. Sipas rrjetit televiziv britanik BBC tashmë është hedhur edhe ideja e një mase ekstreme, që do të prekte drejtpërdrejt pronësinë e klubit.
Pronarët e Manchester Cityt duhet të detyrohen ta shesin klubin si ndëshkim për shkeljen e rregullave financiare. Drejtues të tri klubeve të Premier League kanë deklaruar për BBC se shitja e klubit do të ishte masa e duhur ndëshkuese për Manchester City’-raporton media britanike.
Përballë kërcënimeve për tërheqjen e investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe nga Mbretëria e Bashkuar, David Kogan, presidenti i IFR-së (komisioni i pavarur i ngarkuar me shqyrtimin e çështjes dhe dhënien e sanksioneve ndaj Manchester Cityt), ka garantuar se nuk do të ndikohet nga asnjë lloj presioni politik.
‘Le të harrojmë emrin e klubit, madhësinë e tij dhe përmasat e problemit. Nuk mund t’i shpërfillim detyrimet tona ligjore ndaj një klubi thjesht për shkak të madhësisë që ka’-deklaroi Kogan.
Në artikullin e BBC theksohet se ‘një drejtues klubi, i cili foli në kushte anonimiteti, deklaroi se bën pjesë në një grup klubesh që mendojnë se çdo sanksion ndaj Manchester Cityt do të ishte i parëndësishëm, nëse pronarët e tij nuk detyrohen gjithashtu ta shesin klubin”.
Kjo masë, së bashku me një penalizim të mundshëm me pikë që mund të marrë Manchester City, do të konsiderohej ‘e drejtë’ nga rivalët e klubit nga Mançesteri. Këta të fundit kërkojnë të detyrojnë një ndryshim të pronësisë në Etihad.
Apeli në dhjetor, vendimi ndëshkimor menjëherë pas tij
Sipas kalendarit të bërë publik disa javë më parë nga Financial Times, seanca e apelimit pritet të zhvillohet në mesin e dhjetorit. Pasi komisioni të shqyrtojë apelimin e paraqitur nga Manchester City, një vendim që pritet të merret në fillim të janarit, sanksioni mund të bëhet publik pothuajse menjëherë. Megjithatë, siç thekson Financial Times, ende nuk është e qartë se kur do të hynin në fuqi masat ndëshkimore. Për më tepër, edhe këto sanksione mund të apelohen, duke e zgjatur edhe më tej një proces që prej vitesh po hedh hije mbi futbollin anglez.
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


