Disa orë para derbit të kryeqytetit, tifozët e Partizanit dhe Tiranës shkaktojnë kaos pranë stadiumit “Air Albania”, ndërhyn policia
11 October 2026, 14:35 / SPORT
Partizani dhe Tirana do të përballen pasditen e sotme, në derbin e parë të kryeqytetit për këtë sezon që përkon edhe me javën e 6-të të “Abissnet Superiore”. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, prej orës 18:30.
Pikërisht, në afërsi të stadiumit ku do të luhet kjo përballje, ka patur tensione gjatë ditës së sotme mes dy tifozerive përkatëse, ku ka patur hedhje flakadanësh, çfarë ka shkaktuar edhe kaosin disa orë para sfidës.
Është dashur ndërhyrja e policisë për t’i shpërndarë dhe normalizuar situatën në terren. Kjo nuk është hera e parë që tifozët e Tiranës dhe Partizanit përfshihen në të tilla përplasje jashtë stadiumit, sidomos kur është një ditë derbi.
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Nga Monitor
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Nga Përparim Gjeka
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
