Renditja e Palombos/ Tirana klasifikohet si qyteti më i keq për të jetuar në gjithë Europën

Tirana është qyteti më i keq në Europë për të jetuar. Një renditje e përpiluar nga Alessandro Palombo, një ekspert i njohur në këtë fushë dhe zotërues i disa fintecheve me emër, që këshillojnë nomadët dixhitalë se ku të vendosen, e ka klasifikuar kryeqytetin e Shqipërisë si vendin më të keq për të jetuar në gjithë kontinentin Europian.
Renditja bazohet në dy tregues. Ato janë përballueshmëria dhe cilësia e jetesës. Renditja e klasifikon Tiranën në pozicionin e fundit për të dyja.
Për treguesin e parë, atë të përballueshmërisë së jetesës, rezultati matet duke kombinuar tre indikatorë. Ata janë qiraja, kosto e jetesës dhe paga mesatare. Sipas klasifikimit, në Tiranë nevojitet 170 për qind e pagës mujore mesatare për të përballuar qiranë dhe koston e jetesës.

Kjo e rendit automatikisht, kryeqytetin e Shqipërisë si më të përballueshmin në Europë, me diferencë të madhe nga vendi i parafundit, që është Varna e Bullgarisë, ku qiraja dhe kostoja e jetesës kërkon rreth 145% të pagës mesatare.
Por përveçse është më e shtrenjta, Tirana ofron dhe cilësinë më të keqe të jetesës në Europë. Për cilësinë e jetes, renditja bëhet duke faktorizuar cilësinë e shërbimit shëndetësor, klimën, sigurinë dhe ndotjen. Sërish Tirana renditet e fundit në Europë, me diferencë nga qyteti i parafundit që është Jekaterinburgu i Rusisë.

Teksa kullat e starkitektëve përpijnë çdo centimetër tokë dhe ngjiten në qiell duke u marrë qytetarëve të Tiranës edhe ajrin, rezultati është ky.
Tirana është zyrtarisht qyteti më i keq në të gjithë kontinentin Europian për të jetuar. I shtrenjtë, i përballueshëm, i ndotur, pa shërbim shëndetësor, por me kulla, me starkitektë dhe me Edi Ramën.
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
