Për ata që pyesin, pse amerikanët ftuan Lulzim Bashën në inagurimin e Trump

23 Janar 2025, 12:52 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Për ata që pyesin, pse amerikanët ftuan Lulzim Bashën

Lulzim Basha u shfaq në SHBA krah sekretarit të Thesarit të administratës Trump dhe të Richard Grenell, i ngarkuari për misione speciale. U shfaq në aktivitetin special ku ishte administrata e re e SHBA.

Si zakonisht, në Tiranë shpërthyen kritikat kundër tij. Zarat e Ramës dhe Berishës në media, si dhe disa portale anonime, nisën sulmet e tyre në televizione dhe rrjete sociale me pyetje si: “Kush e ftoi?”, “Pse u ftua?”, “Ai nuk ka parti”, etj.

Por, në fakt, kush është Lulzim Basha që merr pjesë në aktivitete ekskluzive, përfshirë inaugurimin e Trump?

Lidhjet e Bashës me Trump janë të hershme dhe të fuqishme. Këto lidhje kanë qenë aq të forta sa Edi Rama u detyrua të korruptonte ish-shefin e FBI-së, Charles McGonigal, për të sulmuar Bashën – një fakt tashmë i vërtetuar nga vendimet e gjykatës.

Një shkrim i publikuar në median e afërt me Trump, Breitbart News, theksonte se gjatë inaugurimit të parë të Trump, Basha mori pjesë në darkën presidenciale me senatorë dhe kongresmenë republikanë. Në artikull theksohet: “Juristi i shkolluar në Holandë mori gjithashtu pjesë në darkën vjetore të përbashkët të Kongresit dhe Senatit, ku Presidenti Trump mbajti fjalën kryesore”.

Lulzim Basha, ndryshe nga shumë individë, ka kontributin e tij personal dhe nuk ka nevojë të fshihet pas emrit të një partie apo pozite për të qenë i pranishëm në evente të veçanta në SHBA.

Lidhja e Bashës me SHBA është më e hershme se angazhimi i tij në politikën shqiptare. Sali Berisha, përfituesi kryesor i këtyre lidhjeve në të kaluarën, e di mirë këtë. Po ashtu, Edi Rama, ka njohuri të thella për këtë marrëdhënie, për këtë arsye shkoi deri aty sa të korruptoi ish-shefin e FBI-së, për të luftuar Bashën.

Charles McGonigal, ish-zyrtar i FBI-së, hetoi edhe Donald Trump për lidhjet e dyshuara me Rusinë. Pas arrestimit të McGonigal, Trump reagoi në rrjetin e tij social, duke shkruar: “Ky djali i FBI-së që më hetoi për Rusinë, Rusinë, Rusinë… u arrestua për marrjen e parave nga Rusia. Le të kalbet në ferr!”. Të njëjtin sulm i bënë dhe Lulzim Bashës. Por siç thonë anglishtfolësit; Karma is a beach!

Ndryshe nga Berisha dhe Rama, që nisën karrierat e tyre në Partinë e Punës, Basha e nisi ditën e parë të punës së tij pranë amerikanëve, duke vijuar më pas me bashkëpunimin me ta në Kosovë dhe në të gjitha dikasteret në qeverinë e Shqipërisë, pas vitit 2005. Ai është i testuar si një partner i besuar nga SHBA.

Amerikanët nuk rrezikojnë me amatorë; ata testojnë lojalitetin, zgjuarsinë dhe kapacitetet e atyre që përzgjedhin për bashkëpunim afatgjatë. Lulzim Basha është testuar prej tyre në momente kyçe. Madje edhe në rastin Berisha; nëse do zgjidhte një vazhdimësi të qetë për të personilisht duke mbrojtur Berishën, apo mardhenien me SHBA, duke i treguar rrugën më të mirë edhe Berishës.
Basha zgjodhi SHBA dhe natyrisht historia e Berishës është dosje e viti Trump.
Nuk është rastësi që Lulzim Basha u përzgjodh nga amerikanët për të udhëhequr rezolutën për Ukrainën në Këshillin e Europës, sot po kërkohet përdorimi i aseteve të bllokuara ruse si presion ndaj Putinit.

Nuk është koeçidencë që në SHBA, Basha ndodhej në të njëjtën sallë me të përzgjedhurit e Trump për të udhëhequr politikën amerikane. Ndarja e fotove me sekretarin e Thesarit – një zyrtar përgjegjës për sanksionet ndaj Rusisë dhe Liderve politik e bizneseve të Ballkanit – nuk është rastësi.
Me modestin e tij shpesh të kritikuar si paaftësi nga kundërshtarët, Basha ja ka dalë të krijojë besimin te partnerët, që nga puna në Unmik në Kosovë, ndërtimi i rrugës Durrës -Kukës, antarësimi në NATO, koordinimi për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe Liberalizimi i Vizave.
Sot siç ishte qesharakë në bisedën rehabilituese që Fevziu bënte me Berishën, po mundohen ti heqin vlerën Bashës për t'ia kaluar Berishës.Por ka vetëm dy pyetje:

A është Lulzim Basha që e ka ulur në tavolinën e amerikanëve pasi ishte i refuzuar prej tyre deri në 2004?

Pse Sali Berisha ka emëruar Lulzim Bashën në të gjitha dikasterët që kanë bërë historin e Shqipërisë, te transportet kur ndërtohej rruga e Kombit, te ministria e jashtem kur u antarsuam në NATO, te ministria e Brendshme kur liberalizuan vizat, kandidat për Bashkinë e Tiranës kur u fitua ajo?
Sali Berisha mund të vinte këdo dhe nuk pyeste njeri, por bëri pikërisht Bashën.
Berisha e di mirë pse amerikanët ftojnë Bashën dhe pse bëhen qesharak këta që duan një vend në listën e Berishës, duke bërë xhiro në Washington. Ndaj për të gjithë të mërziturit dhe të tërbuarit në kampet aleate, Rama&Berisha: Të fala nga Washingtoni!/Alfapress.al

Po ndodh...