
“Do të rriten çmimet”, bizneset kundër tregut të hapur të energjisë

Rreth 100 biznese, kryesisht të sektorit të prodhimit, janë takuar të hënën me përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë pas paralajmërimeve për liberalizimin e tregut të energjisë.
Pasi u paralajmërua shtrenjtimi i energjisë për rreth 15%, për të gjitha kompanitë me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro, u mor vendim do të dalin në tregun e hapur të energjisë nga 1 qershori. Kjo masë nënkupton që bizneset duhet ta zgjedhin vetë furnizuesin e tyre me energji elektrike.
Bizneset kërkuan që ky vendim të shtyhet për së paku një vit, në mënyrë që të përgatiten për ndryshimet, ose në të kundërtën të subvencionohen nga shteti.
Nga kjo masë u paralajmërua edhe shtrenjtimi i çmimeve të produkteve, pasi thonë se çmimi i energjisë në treg të hapur do të jetë më i shtrenjtë sa është aktualisht.
“Dalja në treg parashihet që të ketë edhe rritje të çmimit të energjisë elektrike ku do të ketë efekt zinxhirë te prodhuesi, do ta rrisë koston e prodhimit ose koston e produktit i cili më pas kostot do t’i bartet konsumatorit dhe produkti ynë brenda tregut të Kosovës nuk do të jetë konkurrent me produktin e importuar siç ka qenë deri më tani por do të jetë më i shtrenjtë sesa produkti i importuar”, shprehet Lulëzim Rafuna, Oda Ekonomike e Kosovës.
Nga ky vendim pritet të preken rreth 1300 biznese, ku 61 prej tyre janë për shkak të numrit të punëtorëve ndërsa pjesa tjetër për shkak të shumës së qarkullimit.
Kosova, që ende nuk ka prekur shifrën 1 miliard për eksporte, importon deri në 6 miliardë euro dhe ky vendim shihet si një goditje për prodhuesin vendor, i cili do të jetë në pozitë të vështirë për të eksportuar produktet në tregun e huaj.
Bizneset, që nuk janë kundër tregut të hapur, kërkojnë që të ndryshojë formula dhe në treg të hapur të dalin vetëm kompanitë që shpenzojnë më shumë.
“Ne mendojmë në bazë të sasisë së shpenzuar, duhet të hiqet kriteri 50 punëtorë, duhet të hiqet edhe shuma e qarkullimi mbi 10 milionë por duhet të jetë me shpenzim”, thotë Lulëzim Rafuna, Oda Ekonomike e Kosovës
Në Kosovë, sipas ZRRE, janë 19 furnizues të energjisë elektrike, ndërsa bizneset kanë të drejtë të zgjedhin edhe furnizues të licencuar nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për shkak të marrëveshjeve mes vendeve që iu mundëson atyre të ofrojnë shërbime pa pengesa.
Aktualisht, për konsumatorët e amvisërisë dhe ata komercialë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh. (A2 Televizion)

"Madhështia" e një konsulence amerikane.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128