Energjia diellore, aplikim për impiant me kapacitet 54 MW në Berat

2 Shkurt 2025, 12:37 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS
Energjia diellore, aplikim për impiant me kapacitet 54 MW në Berat

Shoqëria “X ONE” SH.P.K. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 54 MW, për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme.

Sipas njoftimit të MIE-s, impianti nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse. Aplikimi parashikon ndërtimin e tij në fshatin “Teman”, në bashkinë Poliçan, Berat.

Pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës gjatë vitit 2024 ka fluks kërkesash për të investuar në impiante fotovoltaikë. Klima e Shqipërisë ofron rreth 2400 orë diell në vit dhe një mesatare prej 240-300 ditë me diell, si dhe me fuqi ere të konsiderueshme në bregdet.

Për të nxitur zhvillimin e këtij sektori, qeveria ka ndërmarrë edhe politika lehtësuese, siç është konkretisht përjashtimi nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) i të gjitha makinerive dhe pajisjeve që do të përdoren për ndërtimin e projekteve të prodhimit të energjisë nga dielli dhe era, për investime që arrijnë vlerën 50 milionë lekë e sipër.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 6% e energjisë totale në vend u prodhua nga centralet diellore që tashmë janë në prodhim. Peshën më të madhe e mban Centrali i Karavastasë, që ka prodhuar mbi 50% të energjisë totale diellore.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128