
Gripi sezonal/ Vijon të mbetet i lartë numri i të prekurve, mjekja: Ka simptoma të shumta, i domosdoshëm trajtimi i duhur

3 Shkurt 2025, 19:18 / EKONOMI&SOCIALE
Gripi i stinës prej disa javësh ka prekur një numër të konsiderueshëm qytetarësh të grupmoshave të ndryshme.
Për shkak të problematikave që janë shfaqur nga gripi sezonal, shumë prej të prekurve, kanë kërkuar trajtim tek mjeku i familjes apo pranë urgjencës.
Mjekja Klodeta Grosha thotë se simptomat e gripit janë të shumta dhe është e domosdoshme të merret trajtimi i duhur.
Në vendin tonë nuk ka pasur fatalitete për shkak të gripit, por sipas mjekes Grosha, rastet e vdekjes në nivel global nuk kane qenë të pakta.
Pneumologia Klodeta Grosha rikujton se duhet një kujdes i shtuar nga grupet me ndjeshmëri më të lartë ndaj viruseve, siç janë të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët e vegjël.
-
-
VOA: Problematika të mprehta me sigurinë ushqimore në Shqipëri
3 Shkurt, 19:04

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128