EMRI/ U përplas me motor në aksin Fushë Arrëz-Bajram Curri, ndërron jetë në spitalin e Traumës i aksidentuari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë Aleks Uka, i cili u plagos rëndë në një aksident të regjistruar në segmentin rrugor Fushë Arrëz–Bajram Curri, në fshatin Porav.
Ndonëse fillimisht u raportua për një përplasje mes një fuoristrade dhe mjetit të viktimës, verifikimet në terren kanë zbardhur dinamikën e vërtetë. Sipas informacioneve, Aleks Uka ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Automjeti tip fuoristradë nuk ka qenë i përfshirë në përplasje, por është ndalur në vendngjarje vetëm për t’i ofruar ndihmë të dëmtuarit.
Uka u transportua fillimisht në spitalin e Bajram Currit dhe më pas me helikopter drejt Tiranës, ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128