Aksident me vdekje në Durrës, automjeti përplas këmbësorin

2026-08-05 22:48:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksident me vdekje në Durrës, automjeti përplas

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 15 të Durrësit.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 21:45, një automjet me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Po ndodh...

ide

Nga Ardi Stefa 17:39 IDE

evidence

Nga Ardi Stefa