Dita e 67-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë me thirrje kundër Ramës
Ka nisur marshimi i përnatshëm drejt Kryeministrisë në ditën e 67-të të protestës qytetare, ku pjesëmarrësit kërkojnë ndryshim politik dhe një tjetër mënyrë qeverisjeje.
Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga ku u nisën drejt bulevardit me pankarta, simbole kombëtare dhe mesazhe kundër qeverisë.
Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndryshim të sistemit dhe kërkesa për ndëshkimin e zyrtarëve të lartë.
Ndër sloganet e protestuesve ishin: “Rama jep dorëheqjen”, “Ndryshim sistemi”, “Arrestoni Ramën”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, “Atdheu është i yni, jo biznes privat”, “Arresto Ballukun” dhe “Ju me gaz, ne me vezë, Edi Rama i pabesë”.
Pas marshimit, protestuesit u drejtuan përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijojnë fjalimet e pjesëmarrësve.
Po ndodh...
Rama's government no longer has enough Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128