
Sulmohet me thikë 36 vjeçari në Pogradec, dërgohet me urgjencë në spital

2025-03-29 21:03:26 / AKTUALITET

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Pogradec, në dalje të qytetit.
Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur një 36 vjeçar , i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti ka nisur në çast pranë një dyqani, ku autori ka debatuar për motive të dobëta me të lënduarin ndërsa është në kërkim tashmë nga policia.
“Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”-njofton policia.

Sondazhet dhe e vërteta!
Nga Alban Daci
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128