
Studimi: Si mediat tradicionale dhe sociale raportojnë mbi të kaluarën në Shqipëri

Mënyra se si mediat tradicionale dhe sociale raportojnë mbi të kaluarën në Shqipëri, është diskutuar të hënën në Konferencën që u mbajt nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë në kuadër të Edicionit të 10-të të Ditëve të Kujtesës.
Në studimin e bërë në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, ku u prezantuan gjetjet paraprake të monitorimit të mediave, ajo çfarë bie në sy është se mediat sociale kanë ndikimin më të njëanshëm, duke u fokusuar në glorifikimin e periudhës komuniste, mediat tradicionale janë më neutrale dhe analitike ndërsa media online kombinon analizat dhe historitë personale, duke krijuar një perspektivë të ndërmjetme.
“Media ka një rol të rëndësishëm për ta transformuar kujtesën në mënyrë të ndryshme, për të nxjerrë në pah elementët që janë larg fakteve, për të vendos në qendër ngjarje që mbase s’kanë të bëjnë fare me faktet, kështu që media është një faktor shumë i rëndësishëm sa I përket punës me ballafaqimin me të shkuarën dhe me kujtesën”, tha Jonila Godole, Drejtore Ekzekutive e IDMC.
I pranishëm ishte dhe ambasadori Gonzato, i cili foli për qasjen e BE ndaj Shqipërisë sa i takon periudhës së komunizmit.
“Bashkimi Evropian mbështet fuqimisht përpjekjet për t’u përballur dhe kuptuar të kaluarën si një shtyllë themelore e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut. Një shqyrtim i qartë dhe i ndershëm i së kaluarës komuniste të Shqipërisë është thelbësor, jo vetëm për drejtësinë, si një themel për një të ardhme demokratike dhe evropiane. Media luan një rol vendimtar në formësimin e narrativave historike, por ka sfida”, tha Silvio Gonzato, Ambasador i BE-së në Shqipëri.
Gjithashtu, ajo që vihet re nga studimi është se mediat kanë një fokus të madh për figura të veçanta historike, dhe për këtë Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Mark Marku tha se: “Në këto 30 vjet praktikisht nuk kemi arritur ta shërojmë shoqërinë nga nostalgjia për komunizmin. Idoelogjitë si forma komunizmi mund të kthehen në forma të ndryshme. Këto forma kthehen në momentin që shoqëritë krijojnë kushtet”.
Ndërsa Artan Fuga teksa vlerëson studimin, thekson se gazetari nuk bën dot histori.
“Historiani është në shtëpi ose në studion e vet, dhe nuk merr pjesë në debatin publik në hapësirën publike, e dyta, për mua gazetari nuk bën dot histori. Është e paimagjinueshme që gazetari të bëjë gazetari dhe e treta në rrjetet sociale nuk bën dot histori, po bën kujtesë”, tha Fuga.
Në Konferencë temat më të diskutuara ishin për periudhat 1941–1944 dhe 1961–1981. Gjithashtu ajo që u diskutua është se mediat tradicionale dhe online bëjnë pak përpjekje për të eksploruar periudha të tjera ose ngjarje historike më pak të njohura.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ideas


Russophile "sovereignists"

How to catch the biggest fish!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128