
Abilekaj: Veliaj i është sulur prokurorit si kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë, të shkarkohet nga kryetar Bashkie!

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për kërcënimet e Erion Veliajt ndaj prokurorit që po e heton, Ols Dado.
Abilekaj tha se sulmet e Veliajt janë një strategji që prokurori të largohet nga çështja dhe janë të ngjashme me sulmet që bëjnë kriminelët më të mëdhenj në Shqipëri ndaj drejtësisë.
Abilekaj tha se Veliaj duhet të shkarkohet nga kryetar bashkie, nëse sulmet e tij janë personale dhe jo qëndrim i mazhorancës.
"Marrëdhënia e Berishës me SPAK ka qenë refuzuese që nga fillimi, nuk ka lindur si çështje personale. Ndërsa te Meta lindi si çështje personale, kur mori vesh që u hap hetim për të, sulmoi Dumanin.
Tani kemi një rast ku jo në opozitë, por njeri me pushtet, që është kryetar bashkie, që ka akoma pushtet dhe mediat me vete, që ka një administratë të tërë, i është sulur një prokurori dhe gjyqtari personalisht, i tregon detajet pesonale, i hyn në familje dhe i thotë nuk e di me kë po merresh, njëlloj si kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë.
A është ky qëndrim i mazhorancës, apo qëndrim personal i Veliajt? Nëse është i mazhorancës, ai të rrijë kryetar bashkie, por nëse qëndrimi është i tij, ai duhet të shkarkohet nga bashkia. Me pushtetin që i jep mazhoranca nuk mund të sulmojë prokurorët. Nëse Rama thotë e mbrojmë SPAK dhe me SPAK nuk ka negociatë, atëherë nuk mund ta bëjë Veliaj atë që po bën. Në një dosje ku ka fimrosur edhe Dumani, se nuk ka firmosur vetëm Ols Dado. Dumani mban të njëjtën përgjegjësi si Ols Dado. Është sulm i koordinuar i Veliajt për të nxjerrë Ols Dadon nga loja", tha Abilekaj.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ideas


Russophile "sovereignists"

How to catch the biggest fish!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128