Shabani: Zyrtarë me rrogë publike bëjnë jetë sheikësh, si mund të dalësh të mbrosh vilat e Berishës

2025-02-24 23:17:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Shabani: Zyrtarë me rrogë publike bëjnë jetë
Në 5 Pyetet nga Babaramo, u diskutuan lëvizjet e SPAK në prag të nisjes së fushatës zgjedhore për 11 majin. Endri Shabani i Nisma Thurje, theksoi faktin për të se si zyrtarët publikë jetojnë në luks të pashpjegueshëm, pavarësisht se paguhen nga shteti në një nga vendet më të varfra të botës.

Shabani ironizoi përpjekjet për të mbrojtur pasuritë e politikanëve, duke theksuar se ky sistem është ngritur mbi vjedhjen dhe korrupsionin. 

'Janë zyrtarë, jetojnë me rrogë publike. Bëjnë jetë sheikësh në një nga vendet më të varfra të botës. Maskën që bëjnë sikur jetojnë me qira ua ka zbërthyer. Si mund të dalësh të mbrosh vilat e Berishës, banjat e Monikës, apo brekët e këtyre. Nuk e mbron dot nëse nuk je i paguar. E kanë vjedhur këtë vend në pikën ku nuk kanë të ngopur. Nuk e shoh si mund ta marrin pafajësinë.'

 

Happening now...