VIDEO/ Me kapuç, maskë dhe bombën në dorë, momenti kur shqiptari hedh në erë diskon në Athinë!

Një person tjetër është përfshirë në hetimin e Policisë greke, për shpërthimin në diskotekën “Jacky O.” në Athinë, ku të arrestuarit si autorë kryesorë janë 2 vëllezër shqiptarë. Ngjarja ndodhi më 7 tetor 2025 në Ilisia.
Bëhet fjalë për një grua, e cila sipas informacioneve policore, është identifikuar. Siç dihet, dy shqiptarë janë arrestuar tashmë për incidentin, të njohur për autoritetet nga përfshirja e tyre në raste të mëparshme.
Sipas ELAS, këta janë dy vëllezër- 41 dhe 32 vjeç – të cilët u arrestuan në Keratsini të enjten, më 22 janar.
Në prangat e policisë greke ranë Blerim Buci, 41 vjeç dhe Besmir Buci, 32 vjeç, të dy nga Tirana. Veç akuzës për shpërthimin me eksploziv, ndaj tyre ishte aktiv një urdhër arresti për shkelje të kushteve kufizuese të qëndrimit, grabitje, si dhe shkelje të ligjeve mbi armët.
Ndaj tyre është ngritur një padi për organizim kriminal, shpërthim, prodhim dhe posedim eksplozivësh, dëmtim të pronës së tjetrit dhe shkelje të tjera të rënda. Çështja përfshin edhe një grua 44-vjeçare greke, e cila akuzohet për bashkëpunim në shpërthim dhe sigurimin e automjetit të përdorur për arratisje.
Motivi i hedhjes në erë të lokalit ishte refuzimi që bënte pronari i subjektit për t’iu nënshtruar gjobvënies së shqiptarëve nga Tirana, të skeduar për precedentë penalë në fushën e grabitjes.
Sipas Policisë, 32-vjeçari e ka vendosur dhe aktivizuar pajisjen, dhe më pas ka hipur në automjetin ku po e priste 41-vjeçari, ndërsa është publikuar edhe një video e këtij momenti, ku autori i krimit mbulon tiparet me maskë dhe mban kapuç, ndërsa në njërën dorë ka telefonin celular dhe në dorën tjetër qesen prej letre ngjyrë kafe që përmbante mjetin shpërthyes, informon “Protothema”.
Klikoni LINKUN për të parë videon:
Në të njëjtën kohë, u publikua një video e momentit të shpërthimit në diskotekë, e regjistruar nga një kamera sigurie në një biznes aty pranë.
Përveç kësaj, gjatë hetimeve, u gjetën dhe u konfiskuan telefona celularë, një thikë, veshje dhe një pajisje me telekomandë, ndërsa 41-vjeçari i rezistoi arrestimit të tij. Të arrestuarit u dërguan në prokurorinë kompetente.
Happening now...
Germany, the "curse" of Rama and Berisha
ideas
The opposition must and will be bigger than an individual.
Violent protests as group therapy
Those who mocked and attacked Basha
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128