Zjarri në Elbasan/ Digjet ish-shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, ja për çfarë dyshohet!

2025-03-16 21:17:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarri në Elbasan/ Digjet ish-shkolla “Kostandin

Detaje të reja dalin lidhur me zjarrin me përmasa të mëdha që shpërtheu mbrëmjen e sotme në Kalanë e Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se flakët e zjarrit kanë djegur ish-shkollën “Kostandin Kristoforidhi”, që më pas u kthye në shkollë private “Dakli” në lagjen “Kala” të Elbasanit.

Mësohet se pas orë 20:50 zjarri Elbasanit u vu në kontroll të plotë .

Për fat të mirë nuk ka dëme ne ndërtesat e tjera.

Mendohet se shkak i zjarrit ka qenë ndonjë cigare e ndezur e hedhur nga kalimtarë apo nga persona përdorues të lëndëve narkotike.

Ndërkohe një nga pistat kryesore ku do përqendrohen hetimet është zjarrvënia e qëllimshme.

 

Happening now...