
Tragjedia në Koçan! Qytetarët vendosin lule dhe qirinj në shesh për 59 të rinjtë që humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në lokalin e natës!

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë vendosur sot lule dhe qirinj në shesh në nder të 59 të rinjve që vdiqën mëngjesin e kësaj të diele nga zjarri që shpërtheu në lokalin e natës në Koçan.
Shumë qytetarë u mbledhën sot në qendërn e Shtipit, duke bërë kështu homazhe për 59 personat që humbën jetën në diskotekën e cila u përfshi nga zjarri në Koçan.
Të paktën 59 persona humbën jetën sot në orët e para të mëngjesit në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 1.500 pjesëmarrës në një lokale nate.
Mbi 155 persona është raportuar se janë plagosur – mbi 80 prej tyre janë transferuar në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.
Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN.
Ai bëri të ditur se janë lëshuar katër urdhër-arrestime, pa dhënë më shumë hollësi.
Toshkovski tha më herët gjatë ditës se një person është arrestuar, ndërsa agjencia e lajmeve MIA ka raportuar se pronari i klubit është ndaluar.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ideas

Erion Veliaj, editor-in-chief from the cell


Political theater with the SP and DP lists
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128