
“Sulm i tmerrshëm”, Donald Trump reagon për bombardimet ruse që vranë 34 persona në Ukrainë: U informova se ata gabuan…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e përshkroi sulmin me raketa ruse që vrau të paktën 34 persona dhe plagosi 117 të tjerë në Sumy , në verilindje të Ukrainës, si një akt “të tmerrshëm”.
“Unë mendoj se është e tmerrshme. Unë u informova se ata kishin bërë gabim. Por unë mendoj se është një gjë e tmerrshme,” u tha Trump gazetarëve.
Më herët, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë konsideroi se bombardimi nënvizon nevojën për negociata për t’i dhënë fund luftës, e cila shpërtheu në shkurt të vitit 2022.
“Sulmi raketor në Sumy është një kujtesë e qartë se përse përpjekjet e Presidentit Donald për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme vijnë në një kohë kritike,” tha Brian Hughes, një zëdhënës i presidentit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në SHBA.
Kujtojmë se dje (13 prill) u vranë të paktën 34 persona në Sumy të Ukrainës, si pasojë e sulmeve ruse.
Në mesin e të vrarëve janë dy fëmijë. Të paktën 117 njerëz të tjerë janë plagosur, përfshirë 15 fëmijë.
Ushtria ruse hodhi dy raketa balistike në qendër të qytetit rreth orës 10:15 të mëngjesit, në kohën kur njerëzit ishin mbledhur për të festuar të Dielën e Palmave, sipas zyrtarëve.

ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128