Drafti i PS për ndarjen territoriale, Malaj: Kjo nuk është reformë, por hartë elektorale!
Sipas Malajt, një reformë e mirëfilltë territoriale duhet të rrisë kompetencat dhe burimet financiare të pushtetit vendor, t’i afrojë vendimmarrjet pranë qytetarëve dhe të garantojë zgjedhjen e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve lokalë.
Ai argumenton se propozimi i socialistëve shkon në drejtimin e kundërt, duke përqendruar kompetencat dhe investimet në nivel qendror.
Postimi i plotë:
Kjo nuk është reformë.
Kjo është ritheksim i hartës territoriale mbështetur në objektiva të qarta elektorale.
Ky nuk është reformim.
Ky është zaptim.
Reformat nuk i bëjnë numrat, por objektivat:
(i) që thellojnë dhe garantojnë decentralizimin;
(ii) që ndalin thellimin e deficitit demokratik, që nënkupton largimin e votuesit nga përzgjedhja e drejtpërdrejtë e përfaqësuesve të tyre, edhe në nivel rajoni dhe komune brenda bashkive;
(iii) që largojnë banorët nga përzgjedhja e investimeve të dobishme në komunitetin e tyre dhe kundër përzgjedhjes së projekteve nga kryetarët e bashkive, qyteteve dhe komunave,
ku ka shpesh ndërhyrje korruptuese që rritin vlerën e investimeve, por nuk garantojnë zbatimin strikt të projekteve dhe aq më pak cilësinë e investimeve të kryera;
(iv) që i çojnë vendim marrjet sa më afër qytetarit;
(v) ku çdo qytetar — (dhe nuk e dimë se sa qytete janë??) — i zgjedh drejtuesit
me votë të drejtpërdrejtë dhe nuk i emëron kryetari i bashkisë sipas preferencave të tija personale.
Një reformë territoriale i rrit dhe nuk i zvogëlon apo centralizon kompetencat për çdo nivel strukture të bashkive.
Një reformë territoriale i rrit burimet financiare dhe nuk i zvogëlon ato.
Një reformë territoriale i rrit investimet për shërbimet jetike dhe nuk i përqendron ato në nivel ministrie.
Përqendrimi bëhet vetëm për të caktuar se kush do t’i bëjë tenderat dhe kush do t’i përcaktojë oligarkët qeveritarë,
ndërsa kompanitë me burime kriminale dhe mafioze deformojnë konkurrencën duke përjashtuar kompanitë vendore.
Qartësisht, çfarë mundësie ka pasur biznesi vlonjat nga investimet publike në Vlorë? Gati zero.
Sepse projektet prokurohen në Tiranë dhe fituesit duhet të jenë përzgjedhje personale qeveritare.
Pse “reformatorët e dështuar” të reformës territoriale 2014 nuk marrin parasysh asnjë analizë apo rekomandim të KiE-së?
Po synojmë një qeverisje vendore demokratike me thelb afrimin me vlerat dhe standardet e demokracisë vendore, apo :
po grabiten më shumë kompetencat,
po centralizohen shërbimet dhe funksionet bazike të bashkive tek ministrat oligarkikë dhe të oligarkëve kryeministrorë?
Po ndodh...
ide
A Parliament of clowns!
Democracy is not a lottery. Why desperate societies seek political miracles
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128